Sulmi izraelit pranë ambasadës së Iranit në Damask, 11 viktima

Të paktën 11 persona kanë ndërruar jetë nga sulmi ajror izraelit që shkatërroi një ndërtesë pranë ambasadës Iraniane në Damask. Izraeli ka bërë të qartë se grupi i Hezbollahut do të ndëshkohet.

SHBA ka reaguar për këtë sulm duke informuar Iranin  se nuk kishte “asnjë përfshirje” dhe njohuri paraprake për sulmin ajror të Izraelit në ambasadën e Republikës Islamike në Damask të hënën.

Autoritetet izraelite bënë të qartë se sulmi synonte vrasjen e pjesëtarëve të Gardës Revolucionare, mes tyre edhe dy oficerët më të lartë të këtij organi elitar të ushtrisë iraniane.

Drejtori i OJQ-së me bazë në Britani me një rrjet të gjerë burimesh në Siri sqaroi se në mesin e të vdekurve nuk kishte civilë.