Zjarr i përmasave të mëdha në Kolonjë, flakët po përhapen me shpejtësi

Një tjetër zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në pyllin e fshatit Boshanj në bashkinë e Kolonjës. Zjarri ka përfshirë pyllin i cili përbëhet nga bimësi me dru dushku, ndërkohë që flakët po përhapen me shpejtësi për shkak edhe të erës.

Të gjitha forcat e shërbimit zjarrfikës janë në vendngjarje për të bërë të mundur fikjen e zjarrit, po ashtu edhe punonjës të shërbimit pyjor dhe emergjencave civile.

Ndërkohë që ka nisur edhe puna për shkaqet e zjarrit nga policia, zjarr që dyshohet se është i qëllimshëm.