Receta për krem kafe të akullt

Pijen tuaj e preferuar plotësojeni me shijen freskuese të akullores nga vanilja apo çokollata e rafinuar, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

? 30 ml kafe të ftohtë të fortë apo 1 espresso të ftohtë
? 200 ml qumësht
? 3 kupa akullore na vanilja
? 2 katrorka akull
? 1 keks çokollate
? krem apo thërrmija çokollate

Përgatitja:

Qumështin dhe kafen qiteni në blender.

Shtoni 2 kupa akullore dhe akullin, përzieni derisa përbërja të bashkohet. Kur të fitoni përzierje të lëmuar, qiteni në gota të gjata.

Zbukurojeni pijen me kupat e tjera të akullores, me keks e çokollatës të thërrmuar, krem ose qitni thërrmija çokollate.