FOTO/ Interi prezanton fanellat e reja për sezonin e ardhshëm

Klubi i Interit zyrtarisht ka prezantuar fanellën për sezonin e ardhshëm. Zikaltërit do të vazhdojnë bashkëpunimin me kompaninë e veshjeve sportive “Nike”, ndërsa edhe sponsori kryesor nuk do të ndryshojë, shkruan “Football-Italia”.

Fanella e re do të vishet gjatë përballjes kundër Udineses të dielën në “San Siro”, por ashtu siç mund ta shihni nuk ka ndryshuar tradita e vijave me ngjyrë  blu dhe zezë.