VIDEO/ Vrasja e Almir Aliut, mjeku ligjor vazhdon të mbrojë vrasësin

Dëshmi ekspertësh, kundërshtim nga ana e avokatëve ndaj dëshmive të tyre akuza mes palësh, edhe krahas orëve të gjata të gjykimit nuk u arrit të bëhen sqarime konkrete për rrethanat se si u shtyp me makinë vogëlushi Almir Aliu. Edhe një herë në gjykatë u paraqit mjeku ligjor Branisllav Stefanovski, i cili duhej të prezantonte pjesën e ekspertizë shtesë, pasi kjo ishte kërkesë e avokatëve të familjes Aliu. Por, edhe dëshmia e tij e sotme nuk e ndryshoi aspak situatën faktike, sepse ai përsëri këmbëngulte në pafajësinë e të akuzuarit Boban Iliq.

“Tendenca e tij është që t’i ndihmoj të akuzuarit me analizë të kushteve ligjore që për mua është e palejuar, që një ekspert, një profesional të tregoj a ka ekzistuar me paramendim apo jo dhe kjo është pjesa kyçe për këtë vepër penale. Në akuzë thuhet se ka ekzistuar vepër me paramendim”, tha avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiq.

Inxhinieri Stojko Zllatkoski ka dëshmuar sot në seancë ndërsa për demostrim me vete kishte sjellur me vete edhe një xham mbrojtës për të dëshmuar se nëse ajo goditet edhe me çekan, pasqyra vetëm do të griset dhe nuk mund të thyhet, siç ka dëshmuar i akuzuari Boban se si pasojë e pasqyrës së thyer nuk ka mundur t’i shoh njerëzit për atë shkak kanë qenë të shypur me veturë nga ana e tij.

Në këtë moment pala mbrojtëse të pandeuhrit Boban Iliq reagoi duke thënë se eksperti është i angazhuar personalisht nga avokati Alispahiç për të dëshmuar në këtë mënyrë, gjë që menënjherë u kundërshtua nga ana e tyre. Më tej inxhinieri Zllatkovski tha se nga ekpertiza që ai kishte bërë, ku kishte shkuar edhe personalisht në vendin e ngjarjes për hetim, ai potencoi se egzistojnë deklarata kontradiktore në mes drejtuesit të veturës Boban dhe dy udhëtarëve Bojan dhe Tanja, ku thonë se janë nisur drejt, por janë kthyer prapë për shkak të grupit të njerëzve të cilët po i sulmonin dhe kështu ata janë detyruar të kthejnë në të majtë, sepse kahja e djathtë ata do i dërgonte në rrugë pa krye. Kjo vërtetoi dyshimet e avokatëve të familjes Aliu se i akuzuari Boban Iliq është kthyer edhe një herë dhe ka bërë një rreth të tërë, që të përfundoj në situatën të cilën dhe ka ndodhur ngjarja, pra shtypja me makinë e Almirit dhe nënës së tij.

“Njohuritë tona të deritanishme janë që me procedurën shtesë do arrijmë të dëshmojmë që marshuta e lëvizjes së mjetit motorik me të cilin ka kryer aksidentin me pasojë vdekje, ka qenë krejtësisht e kundërt me atë që pretendojnë të sqarojnë ekspertët mjeko-ligjor dhe eksperti i komunikacionit”, tha ndihmës avokati Ibraim Bajrami.

Ata gjithashtu bënë të ditur se kanë dalur edhe njëherë në teren ku ka ndodhur ngjarja dhe kanë hasur në dëshmitar rasti të cilët ja propozuan dhe kërkuan nga gjykatësja që të njëjtit të dëshmojnë, ato janë Fuat Ibishi, Llokman Kadrija dhe Mehmet Jahja.

 


Vrasja e Almir Aliut, mjeku ligjor vazhdon ta... by tvshenjaofficial