Identifikohet 30-vjeçarja që u hodh nga kati i 5 në Tiranë, ishte në shtëpinë e shoqes

Policia ka identifikuar vajzën që u hodh nga kati i pestë i një pallati në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Ajo është Enkeda Mullahaj, e cila prej dy ditësh qëndronte në banesën e shoqes se saj N.B nga e cila është hedhur.  

Ngjarja e rëndë mesohet se ka ndodhur rreth orës 22:00, ku një telefonat tek numri i emergjencave 112, ka lajmeruar për një shtetase të rënë nga lartësia, në zonën e Unazës së Re.

Menjëherë janë nisur shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar se nga kati i 5 i pallatit ishte hedhur shtetasja rreth 30 vjeçe, e cila kishte gjetur vdekjen e menjëhershme.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kryerjes së këtij veprimi vet flijimi.