Drejtori i ri i burgjeve, Arjan Hoxha përgënjeshtron lajmet për diplomën: Janë shpifje të deputetit socialist

Drejtori i ri i Burgjeve Arjan Hoxha ka reaguar pas lajmeve në disa portale se ka qenë i akuzuar për falsifikim të diplomës së tij.

Arjan Hoxha sqaron se këto janë shpifje të bëra disa vite më parë nga Taulant Balla dhe që çështja ka shkuar në gjykatë.

Reagimi i drejtorit të ri të burgjeve Arjan Hoxha:

Te nderuar miq! Sot ne disa portale jane ricikluar disa shpifje te vjetra politike, lidhur me diplomen time te Akademise se Policise . Ne lidhje me kete sajese te bere nga Taulant Balla ne komisionin hetimor parlamentar ne 2014, une kam bere nje kallzim penal ne adrese te ketij personi por Gjykata e Larte e ka pushuar ceshtjen me arsyetimin se jemi para rastit te deklarimeve nga nje deputet te cilet nuk mbajne pergjegjesi ligjore per deklarimet dhe qendrimet e tyre me karakter politik ne ambientet e parlamentit.

Sa i perket fotos qe po nxjerrin, ju sqaroj se ajo eshte nje arme gjahu me leje e nje te afermit tim, ne nje fundjave te para rreth 10 viteve, ne zonen e Alpeve shqiptare, e postuar para rreth 5 viteve ne Facebook, nga i afermi im. Ju siguroj se asnje sajese, shpifje, apo goditje e tille, nuk do me lekunde nga vendosmeria ime per te kryer me rigorozitet detyren qe me eshte besuar, per te garantuar standarde te larta ne administraten e burgjeve ne kete proces zgjedhor. Ju faleminderit, Arjan Hoxha