FOTO/ Cristiano Ronaldo e bën për herë të parë me të dashurën. Ja fakti

Cristiano Ronaldo për herë të parë, publikoi një foto me të dashurën edhe pse ka një lidhje prej disa kohësh me të. 

Në foton me të dashurën, Ronaldo ia ka bashkangjitur edhe një emoji “zemër”.

Ronaldo është duke u akuzuar për evazion fiskal, që madje raportohet se mund të shkojë edhe në burg.

Gjatë ditës u raportua zyra e taksave në Spanjë ka përfunduar hetimin për sulmuesin e Realit duke ardhur në përfundim se portugezi ka fshehur shumën e 15 milionë eurove nga vitit 2011 deri në 2014 dhe mund të ketë masa ndëshkuese.

Sipas Marca, nëse gjithçka del të jetë e vërtetë, ai mund të dënohet nga 15 muaj deri në pesë vjet burgim.