Shpërthen Kryemadhi: Boll bëmë patericën, koha të shporrim oligarkët dhe Ramën

Nënkryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se sistemi zgjedhor i detyron partitë që të jenë klientelise.

E ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në ‘News24’, Kryemadhi pohoi se në këto kohë kanë ndryshuar veç kryeministrat dhe jo oligarkët. Nga ana tjetër ajo kritikoi qeverinë ‘Rama’, duke i quajtur pseudoreforma hapat e ndërmarrë deri tani.

“Sistemi është i kalbur, kemi të bëjmë me pseudoreforma. Vet reforma të bënë të jesh parti klienteliste. Janë 7 parti që bëjnë klientelizëm. Ne kemi bërë një sistem zgjedhor të tillë. Zgjedhjet na kanë krijuar që të kemi dy parti të mëdha, që të bëjnë veç kontrolle. LSI bën patericën ndaç për njërën, ndaç për tjetrën. Shohim oligarkët dhe veç ndryshon kryeministri. Dhe ne mund të kemi lidhje me oligarkët, po eja t’i largojmë”, tha ajo.