FOTO/ Falenderon Tottenhamin, lojtari kryesor paralajmëron largimin

Një prej mbrojtësve më të kërkuar në Europë, Kyle Walker ka zbuluar të ardhmen e tij. Siç duket anglezi do të largohet nga Tottenham gjatë afatit të verës, shkruan IndeksOnline.

Ai ka “stolisur” Instagramin me foton “Thank You”, duke iu referuar skuadrës së tij të tanishme.

E kjo gjë lë të kuptoj se ai është duke menduar largimin nga “White Lane”. Sipas raportimeve të mëhershme të interesuar për të janë Manchester United, Manchester City dhe Reali i Madridit.