FOTO/ Ja si miku i kryetarit të Bashkisë kërkon vota për PS për një vend pune

Fushata po afron dhe ka nisur puna për të marrë sa më shumë vota. Një rast konkret na vjen nga Korça, ku një qytetar ka aplikuar për punë në firmën franceze “Spiecepag”  që kryen punimet për TAP.

Faqja “Lolita” ka denoncuar mesazhet e dërguar të qytetarit që kërkon punë dhe një punëdhënësi të firmës franceze.

Sikurse duket nga SMS-të, punëdhënësi thotë qartë që këto punësime i ka në dorë kryetari i Bashkisë ( fjala është për Bashkinë e Korçës) dhe vet ai. Por, si shpërblim për vendin e punës qytetari në fjalë duhet të garantojë sa më shumë vota për PS-në.

Denoncimi në Facebook i “Lolitës”:

Pune ka por nuk ka profesioniste? 
Lexojini mesazhet e nje profesionisti te vjeter ende te papune me kompanine franceze qe kryen punimet e TAP-it per te kuptuar sesi politika e korruptuar ka helmuar gjithcka ne kete vend. Para ose vota ne shkembim te nje vendi pune edhe ne privat. Per fat te mire, ka fituar dinjiteti edhe pse me koston e larte te papunesise!

p.s. "Kryetari" eshte Kryetari i Bashkise Korce. 
"Francezi" eshte firma franceze "Spiecepag", qe kryen punimet per TAP ne Shqiperi.