VIDEO - FOTO/ Vdes shqiptari në aksidentin tragjik në Itali

Një aksident hekurudhor me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në Itali dhe viktima raportohet se është një shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në komunën Ceggia (Venezia), ku një person është përplasur për vdekje nga treni pak pas orës 17:30.

Viktima, i cili ka mbetur i vdekur në vend, banonte pranë vendit të aksidentit. Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur dokumente identifikimi të tij, por dyshohet se ai është shqiptar, rreth të 70-ave, raportojnë mediat lokale.

“Viktima është pjesëtar i një familje të njohur në Ceggia, që është vendosur prej kohësh aty”, shkruan “Venezia Today”.

Hetimet janë në vijim për të zbardhur dinamikën e incidentit tragjik.

/Syri.net/