Biseda e Mourinjos me djalin e Patrick Kluivert: Eja tek Manchester United dhe...

Skuadra e Manchester Unitedit arriti të triumfonte në Europa Ligë duke mposhtur Ajaxin në finale me rezultat 2-0.

Por, pas ndeshjes kamerat kanë kapur një moment të Jose Mourinhos me talentin e klubit holandez, Justin Kluivert, transmeton IndeksOnline

Biseda e dy protagonistëve është tejet interesante sipas medieve angleze. Mourinho i ka thënë lojtarit që derën për t’u transferuar në “Old Trafford” e ka të hapur dhe bashkë me të e presin shumë tituj.

Mourinho: Ty, të dua ty. Ti je “Special One”.

Jusitn: Po unë jam “Special One”. Gjithashtu edhe ju.

Mourinho: Le ta bëjmë një transferim,vetëm një sezon. Dhe kur ju të vini në Manchester dhe bëheni sulmuesi im, ne do të shkruajmë histori bashkë duke fituar Ligën e Kampionëve dhe Premier Ligën.

18-vjeçari këtë sezon ka zhvilluar afro 18 paraqitje me Ajaxin dhe ka shënuar 4 gola. Por, forma e tij e shkëlqyer ka bërë që të interesohen shumë klube të mëdha europiane.