FOTO/ Pas ‘Baftjarit’, Bes Kallaku bashkëpunim surprizë me prezantuesin e njohur

Bashkëpunimi i aktorit të humorit Bes Kallaku me këngëtarin e njohur të muzikës popullore, Ylli Baka u kthye në hit brenda një kohe shumë të shkurtër.

Por me sa bukët Besi po i paraprin një tjetër bashkëpunimi, por me mikun e tij të vjetër Ermal Mamaqi.

Largimi i Mamaqit nga shfaqja e humorit ‘Portokalli’ nuk i ka ndryshuar raportet e tyre.

"Së shpejti një bashkëpunim në fushën e inerteve dhe betonit.me këngëtarin e mirënjohur të muzikës popullore @bes_kallaku", - ka shkruar Ermali.

Me anë të këtij postimi Ermali duket se paralajmëron kthimin e tij në muzikë. Një nga produktet e tij muzikore të fundit ka qenë bashkëpunimi me të ndjerin Dr.Flori.