FOTO/ Shikoni si dukej vajza e Fatmir Limajt në mbrëmjen e maturës

Përpos fushatës elektorale, sivjet shumë personalitete politike janë duke i festuar edhe mbrëmjet e maturës së fëmijëve të fundit

Pas vajzës së nënkryetarit të LDK’së, Lutfi Haziri radha është e vajzës së Fatmir Limajt, Leonitës, e cila sot është përcjell për në mbrëmjen e maturës nga kryetari i partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, transmeton Express.

Limaj për këtë ka pasur edhe një dedikim në faqen e tij personale në facebook.

“Sot me djalin tim Durimin dhe mbesën time Zarën, në përcjellje të vajzës time Leonitës në mbrëmje të maturës”, ka shkruar Limaj në Facebook, duke postuar edhe një fotografi të përcjellësve të Leonitës për në mbrëmjen e maturës.