Arsenali kërkon transferimin e vëllait të Eden Hazard

Thorgan Hazard mund t’i bashkohet vëllait të tij, Eden, në Ligën Premier.

Sipas mediumit Jeunes Footeux, Arsenali po shikon një lëvizje për asnësorin e Borussia Monchengladbach, Thorgan Hazard.

Lojtari i Belgjikës, i cili është vëllai i Edenit të Chelseat, ka ardhur në vëmendjen e Arsene Wenger pas disa shfaqjeve mbresëlënëse këtë sezon.

Lojtari belg vlerësohet rreth 18 milionë euro dhe jo shifër nuk pritet të jetë problem për skuadrën londineze.

Megjithatë, Topçinjtë për të transferuar Hazardin duhet të mposhtin konkurrencën e skuadrës tjetër angleze, Evertonit