Alarm në Britani: Priten të tjera sulme terroriste këtë muaj

Teksa në Britani mbetet niveli i lartë i sigurisë pas sulmit kamikaz në Manchester, një tjetër alarm është ngritur nga autoritet: Të tjera sulme priten ditët në vijim.

Siç raporton televizioni “Sky News”, të gjitha 27 qendrave të mëdha shëndetësore në Angli, u është thënë të përgatisin personelin për një sulm të mundshëm terrorist ditët e fundit të këtij muaji.

Nga sulmi terrorist në Manchester Arena të hënën, përgjegjësinë e të cilit e morri përsipër ISIS, kanë mbetur 22 të vdekur dhe më shumë se 100 të plagosur.

/Syri.net/