‘Sundimi i ligjit’/ Fier, zbulohen lokale të përshtatura për lojëra fati. Arrestohet një person, dy të tjerë në kërkim

Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, ku policia zbuloi dy lokale të përshtatura për lojëra fati të ndryshme.

Gjatë kontrolleve në këto 2 lokale u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 6 tableta, 2 kompjuterë, 2 laptopë, 1 monitor, 1 DVR, 1 celular, 2 kasa që shërbejnë për printimin e biletave dhe 9 bileta sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.