FOTO/ Haxhi Krasniqi paralajmëron duelin e radhës

Boksieri i njohur shqiptar, Haxhi Krasniqi nuk dëshiron të ndalet.

Ai nuk është i kënaqur me titujt që ka fituar deri më tani pasi dëshiron edhe më shumë.

Djaloshi nga Juniku, ka postuar një foto në faqen e tij zyrtare në Facebook ku ka paralajmëruar edhe duelin e radhës.

Në foto shihen disa nga titujt që i ka fituar shqiptari ndërsa ka shkruar se stërvitjet për duelin e radhës do të fillojnë së shpejti.

“Stërvitjet për duelin e radhës do të fillojnë së shpejti, këta tituj nuk më mjaftojnë”, shkroi Krasniqi.