FOTO/ Zhduket pa lënë gjurmë adoleshenti shqiptar në Angli. Emri

Një adoleshent shqiptar është zhdukur pa lënë gjurmë në Britani.

Siç njofton policia në Sussex, ata janë “shumë të shqetësuar” për mirëqenien e djalit adoleshent, i cili është parë për herë të fundit në Seaford (në lindje të Sussex) më shumë se dy javë më parë.

Rajmond Dida, 16 vjeç, u pa për herë të fundit në 18:45, ,ë 8 Maj.

Policia dyshohen se i riu mund të ketë shkuar në Midlands-in Perëndimor dhe tani mund të jetë drejt rrugës për në Kroydon.

Policia bën apel për ata që e njohin për të kontaktuar në adresën e e-mail-t: 101@sussex.pnn.police.uk ose të telefonojnë policinë.

/Syri.net/