VIDEO/ Arrestimi i drejtorëve të Veliajt, Abilekaj: Goditje e koordinuar për të sfumuar …

Gazetari Enton Abilekaj e ka cilësuar si një goditje të koordinuar arrestimin e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës.

Në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv, Abilekaj tha se arrestimi i drejtorëve të Erion Veliajt ishte një çështje që pritej, por sot ndodhi për të sfumuar denoncimin e Gazment Bardhit për dosjen e Xibrakës.

“Dosja ‘5D’ ishte pezulluar, sot u aktivizua me urgjencë. Nëse SPAK përdoret për luftë të brendshme në PS, atëherë duhet të ikim me vrap nga Shqipëria”, tha Abilekaj.