Blushi: Drejtësi, pa marrë të pandehur Erion Veliaj, nuk mund të ketë

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi ka reaguar pas arrestimeve të kryer nga SPAK ndaj drejtorëve të bashkisë së Tiranës.

Blushi është shprehur se krimi i vjedhjes me inceneratorin inekzistent dhe nën sekuestro të Tiranës ka emër dhe mbiemër: Erion Veliaj.

Postimi:

Afera korruptive e inceneratorit nuk është ideuar nga drejtorët e Bashkisë së Tiranës që po vetëofrohen të bëjnë burg në emër të Kryetarit të Bashkisë.

Krimi i vjedhjes me inceneratorin inekzistent dhe nën sekuestro të Tiranës ka emër dhe mbiemër: Erion Veliaj.

E tij është Mega-Firma e paligjshme që i dha jetë kësaj kryevepre korruptive, pa mbledhur Këshillin Bashkiak, duke shkelur ligjin për pushtetin vendor dhe zhytyr në borxh banorët e Tiranës për 30 vite.

Drejtësia dhe fundi i pandëshkueshmërisë nuk është çështje arrestimesh drejtorësh dhe bedelash!

Drejtësi, pa marrë të pandehur Erion Veliaj, nuk mund të ketë!

Gjithçka tjetër është "Drejtësi me Regji"!