VIDEO/ Kur jep zemrën për skuadrën, nuk i përmban dot as lotët

Mesfushori spanjoll, Koke, rinovoi kontratën me Atletico Madridin deri në vitin 2024.

25 vjeçari u shpreh tejet i lumtur me rinovimin e kontratës dhe pavarësisht ofertave të shumta, sidomos nga Barcelona, nuk dëshiron të largohet edhe për një kohë të gjatë shkruan express.

Rinovimin me klubin e zemrës, Koke e festoi me lot gëzimi.

“Atletico Madrid është klubi i zemrës time dhe jam i nderuar që do të jem pjesë e të ardhmes së kësaj skuadre”, tha Koke i cili falënderoi klubin e familjen e tij mes lotëve, duke treguar kështu dashurin që ka për këtë klub.