Cristiano Ronaldo trondit Realin para finales me Juventusin. A janë të vërteta këto fakte?

Pas dënimit të Leo Messit  edhe Cristiano Ronaldo po akuzohet për  evazionit fiskal.

Zyra e taksve në Spanjë ka përfunduar hetimin e saj për sulmuesin e Realit të Madridit. Në përfundim të hetimeve rezulton se portugezi ka fshehur shumën e 15 milionë Eurove nga vitit 2011 deri në 2014.

Tashmë dosja voluminoze i është dërguar zyrës së krimit ekonomik, me këta të fundit që tashmë duhet të vendosin nëse ndaj CR7 do të ketë masa ndëshkuese.

Në bazë të investigimeve, pasi është vënë në dijeni të hetimit, sulmuesi ka zhvendosur të gjithë kapitalin e tij jashtë spanjës, konkretisht në ishujt Virgjinales, por edhe në disa shtete të tjera, ku individ të ndryshëm me potenacial të madh ekonomik fshehin të ardhurat e tyre shkruan SuperSport.

Në lidhje me masat që duhet të merren ndaj 30-vjecarit, zyrtarë që po merrren më këtë cështje janë të ndarë në oponionet e tyre.

Disa prej inspektorve të krimit ekonomik, mendojnë që  portguezi nuk duhet të ndëshkohet penalisht, por vetëm me ndonjë masë administrative gjobë, ndërsa një pjesa tjetër mendon të kundërtën.

Krimi Ekonomik ka marrë në shqyrtim dosjen dhe po vijon me hetimet, në lidhje më këtë akuzë që rëndon mbi Cristiano Ronaldon dhe më pas do të vendoset masa ndëshkimore.