Përfshihet nga flakët apartamenti në qendër të Tiranës

Një apartament në qendër të Tiranës u përfshi nga flakët pasditen e sotme.

Apartamenti ndodhet në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë. Ekipet zjarrfikëse kanë mundur të shuajnë flakët, ndërsa ka dëme të mëdha material.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit.