SYRI TV/ 15-vjetori i anëtarësimit në NATO, Berisha: Ishte një mrekulli e lirisë
Partia Demokratike nderoi 15 –vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, në prill të vitit 2009, si një nga arritjet më të rëndësishme të vendit. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë qeverisjes së të cilit Shqipëria u bë pjesë e Alencës, e cilësoi si një mrekulli të lirisë, ndërsa theksoi se sot, Shqipëria nuk i përmbush më kriteret politike për të qenë pjesë e NATO, për shkak të keqeverisjes nga kryeministri Edi Rama.
Në prag të 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Partia Demokratike, organizoi një takim, për të kujtuar prillin e vitit 2009, ditën, kur Shqipëria u bë zyrtarisht pjesë e e Organizatës e Traktatit të Atlantikut të Veriut nën drejtimin e qeverisë së djathtë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbajti fjalën e tij, përmes platformës online, duke përkujtuar atë që e cilësoi si një nga arritje kryesore të shtetit shqiptar, arritje që nisi me kërkesën e bera nga qeveria e demokratëve, dhe u finaluza me anëtrësimin në këtë alenacë, po nga qeveria e Partisë demokratike, e drejtuar prej tij.
Lideri i opozitës deklaroi se në qeverisjen e kryeministri edi Rama, i cili ka përqendruar të gjitha pushtet në doën e tij, shqipëria nuk plotëson më sot kërkesat për të qene pjesë e kësaj Aleance.
Përpjekjet e qeverisë së Partisë Demokratike, për të plotësuar kriteret politike për këtë anëtarim dhe reformimi i ushtrisë, që vinte ende nga një mentalitet komunist, u përkujtuan nga protagonistët e kohës, ish ministrat, Besnik Mustafaj,Fatmir Mediu e Genc Pollo dhe deputetët demokratë, të cilët, e vunë sërish theksin te rëndësia, e këtij anëtarësimi që e rreshtoi Shqipërinë, krah vendeve perendimore.