SYRI TV/ Dhoma ekonomike kombëtare, Rama: Bizneset duhet të regjistrohen

Në mbledhjen e këshilit ekonomik kombëtar, Kryeministri Edi Rama njoftoi se pas miratimit të projektligjit për dhomën ekonomike kombëtare, bizneset do kenë detyrimin për tu regjistruar. Nga ana tjeter, ministri i Financave, Ervin Mete njoftoi se javën e ardhshme pritet të miratohen detajet për garancinë sovrane të bizneseve fason.

Kryeministri Edi Rama njoftoi  sot projetligjin për krijimin e dhomës ekonomike tregtare, e cila do të imponojë regjistrimin e të gjitha bizneseve. Në mbledhjen e këshillit ekonomik kombëtar,  Kryeministri Rama i paralajmëroi bizneset  se procesi i anetarësimit në BE, do të sjelle detyrime të reja, ndërsa shfaqi  ambicjen për rritjen e  investimeve të huaja, në mbi 4 miliarde.

Nga ana tjetër, ministri i Financeve, Ervin Mete deklaroi se javën e ardhshme do të miratohen, detajet e garancisë sovrane për sektorin fason, i cili  është prej muajsh në krizë  mbijetese.

Instrumenti i Garancisë Shtetërore që do akordohet për bizneset fason është parshikuar të jetë  4 miliarde leke.