VIDEO/ Ish-kryebashkiaku dhe ish-deputeti i PS, Stefan Çipa paraqitet në SPAK

Ish-kryebashkiaku socialist i Sarandës, Stefan Çipa, njëkohësisht edhe ish-deputet i PS, është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Stefan Çipa ka qënë edhe ish-kryebashkiak i Sarandës, gjithashtu dhe ish-drejtor i burgjeve.

Sipas burimeve për mediat, ish-deputeti sociliast është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për çështjen e inceneratorëve.

Zyrtarisht SPAK nuk ka reaguar në lidhje me marrjen në pyetje të zotit Çipa.