Arrestohet italiani në Pogradec, po transportonte 12 emigrantë të paligshëm/ Ja si u pikas nga policia

Një shtetas italian është arrestuar në Pogradec pasi po transportonte emigrantë të paligjshëm.

Burime për SYRI-n bëjnë me dije se italiani me një mjet tip xhip, ka përplasur nga pas një mjet tjetër në Vërdovë, ndërsa ka dashur të largohet nga vendngjarja, por banorët e zonës nuk e kanë lejuar.

Në momentin që ka mbërritur policia, kanë konstatuar brenda mjetit rreth 12 emigrantë.

Dyshohet se italiani i ka marrë me qëllim transportin e tyre në Tiranë, kundrejt pagesës.

Vazhdojnë hetimet mbi rastin nga prokuroria e Korçës.