Prej De Rossit kam gjetur versionin tim më të mirë, jam i lumtur te Roma

Leandro Paredes duket se ka rilindur te Roma që pas ardhjes së De Rossi-t dhe këtë e ka konfirmuar vetë lojtari në një intervistë për mediat argjentinase ku theksoi se ky moment i mirë është falë trajnerit.

“Tani kam më shumë vazhdimësi te Roma, jam shumë i lumtur. Ndihem më mirë dhe kjo vlen sigurisht edhe për kombëtaren. De Rossi ka të gjithë meritën për këtë sepse ideja e tij e lojës për mua është më e mira dhe mendoj se ndihem më mirë çdo ditë”, përfundoi Paredes, që në këtë edicion ka luajtur 38 ndeshje me Romën dhe ka shënuar 3 gola.