Verratti udhëton drejt Spanjës. Ja arsyeja...

Mesfushori italian Marco Verratti javën e ardhshme do të udhëtojë drejt Spanjës për të filluar pushimet në Ibiza.

Gjatë pushimeve verore, Verratti pritet të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij, shkruan e përditshmja “Mundo Deportivo”, transmeton SYRI.net.

Italiani ka deklaruar disa herë që është i lumtur te PSG, por pa e anashkaluar një transferim të mundshëm te Barcelona.

Gjithashtu edhe Real Madrid ka shprehur interesim për mesfushorin italian i cili në kampin katalanas konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Andres Iniestës.