'Një flutur e vogël po vjen', Kiara dhe Luizi publikojnë pamje nga festa e ‘baby shower’!

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, kanë rrëmbyer sërish vëmendjen, këtë radhë me organizimin e “baby shower” – një kremtim për të festuar ardhjen e shumëpritur të pjesëtarit më të ri të familjes së tyre, një vajzë e vogël.

Çifti ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale momentet e ngrohta dhe të lumtura nga festa, duke zbukuruar ditën e tyre dhe të të ftuarve me dekorime dhe dritë që simbolizonin gëzimin e një jete të re që po vjen.

Me temën  “Një flutur e vogël po vjen”, Kiara ka zgjedhur të përshkruajë magjinë e këtij momenti të lumtur.

Mes buzëqeshjeve dhe përqafimeve, çifti shijoi çdo moment të festës së organizuar me shumë dashuri. Luiz dhe Kiara, të cilët kanë qenë gjithmonë të kujdesshem për të ndarë hapat e rëndësishëm të jetës së tyre me fansat, e kjo ndidhi edhe këtë herë.

Nga detaji më i vogël në dekorim deri tek gëzimi i tyre i pashoq, ata kanë treguar se janë të gatshëm të ndajnë lumturinë që po përjetojnë në pritjen e bebes e kane marrë plot komente pozitive nga ndjekësit.