Largohet nga bavarezët? De Ligt shuan të gjitha dilemat

 

Për disa javë, shtohen zërat se Matthijs De Ligt ka kërkuar të largohet nga Bayern Munich për shkak se nuk ndihet më i lumtur nër Bavari.

Megjithatë, këtë herë ka reaguar vet mbrojtësi holandez duke reaguar mbi këto zëra merkatoje.

“Jam i lumtur te Bayern Munich, nuk kam ndërmend të largohem. Ata më dhanë dashuri dhe tani jam i lumtur këtu”, kështu është shprehur ish-mbrojtësi i Juventusit në një konferencë për shtyp mbi të ardhmen e tij.