SYRI TV/ Bardhi: PS sinjal SPAK që mos të hetojë Xhaçkën
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është përgjigjur Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Ish ministres Olta Xhaçka.
Në shkresën dërguar Nikollës, Bardhi deklaron se pengimi i zbatimit që po i bëhet nga ana e mazhorancës është një sinjal që SPAK mos ta hetojë deputeten socialiste.
Më tej, Bardhi argumenton se pse kjo çështje duhet të diskutohet në Konferencën e Kryetarëve.
SYRI TV
Pasi kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla u justifikua një ditë më parë për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Ish ministres Olta Xhaçka.
Kreu i grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi thekson se pengimi i zbatimit që po i bëhet nga ana e mazhorancës është një sinjal që SPAK mos ta hetojë deptueten socialiste.
Në shkresën dërguar Kryetares së Kuvendit, Bardhi denoncon faktin se mazhoranca scoailiste po pengon drejtësin.
Pengim i zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetutese për rastin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, po të mbahen në konsideratë rrethanat e çështjes, krijon bindjen e plotë në opinionin publik se përmes veprimeve konkrete mazhoranca juaj po pengon drejtësinë në përmbushjen e rolit të vet kushtetues, duke i ofruar mbrojtje politike të paprecedentë një deputeti të mazhorancës. Në vlerësimin tonë, ky është një sinjal politik edhe për SPAK që të mos hetojë deputeten e mazhorancës dhe familjarët e saj, për implikimin e mundshëm në tjetërsimin e paligjshëm të pronave publike, apo të mos hetojë autoritetet përgjegjëse, përfshirë Kryeministrin Edi Rama, që në shkelje të ligjit dhe me dokumente të falsifikuara i kanë dhënë familjes së deputetes Xhaçka statusin e investitorit strategjik dhe benefitet ligjore e financiare që vijnë nga ky status.
Sa i takon rrugës që duhet të ndiqet, Bardhi argumenton se pse kjo çështje duhet të diskutohet në Konferencën e Kryetarëve.
Duke qenë se Këshilli i Legjislacionit në raportin që i ka paraqitur Kryetares së Kuvendit, ka prezantuar dy qëndrime, atëherë kjo çështje duhet të diskutohet në Konferencën e Kryetarëve, si struktura përgjegjëse parlamentare për organizimin e punës së organeve brenda Kuvendit.
Bardhi paralajmëron Nikollën se sipas ligjit për Gjykatën Kushtetuese, “Moszbatimi ose pengimi i ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dënohet sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal."