VIDEO/ Zonja e Parë e Amerikës viziton fëmijët e sëmurë në një spital në Bruksel

Zonja e Parë, Melania Trump përshëndeti fëmijët në një spital në Bruksel sot, ndërsa bashkëshorti i saj u takua me udhëheqësit e Bashkimit Evropian.

Ajo vizitoi Spitalin Universitar të Fëmijëve të Mbretëreshës Fabiola dhe u bashkua me një grup fëmijësh që bënin lule letre, një traditë belge.