Tifozit i bie të fikët, sportistët i shpëtojnë jetën

Momente paniku në shkallët e stadiumit në “Hard Rock” në Miami Gardens, ku po luhej ndeshja e tenisit mes Jannik Sinner dhe Christopher O’Connell.

Një tifozi i ra të fikët gjatë momentit që luhej në fushë.

Ndeshja u ndërpre menjëherë, me tenistin italian duke bërë të pamundurën për të çuar sa më shpejt ujë, akull dhe peshqirë në zonën ku ndodhej spektatori i sëmurë.

Një gjest njerëzor nga ana e Sinner, i cili u sigurua që materialet të arrinin te tifozët pranë personit të sëmurë, që po e ndihmonin. Ndërkohë që shpejt u afruan ndihmësmjekët mes duartrokitjeve të publikut.

Pas një pushimi prej 10 minutash ndeshja rinisi, me personin që u largua me barelë nga stadiumi dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa ndeshja u fitua 2-0 nga tenisti italian, që avancon në çerekfinalet e turneut Masters të Majemi.