Luan Rama i thur poezi partisë: Sup më sup lidhur si malet/ LSI-ja kurrë nuk ndalet

Luan Rama i cili i ka mbaruar studimet e larta për Gjuhë- Letërsi i është rikthyer një pasioni të tij të vjetër, përpara se ti futej politikës; poezisë. Në prezantimin e kandidatëve në Kukës ai ka recituar edhe një poezi kushtuar LSI-së.

”Sa të ketë fjalë e besë Malësia

del e para LSI-ja

sup më sup lidhur si malet

LSI-ja kurrë nuk ndalet”, janë vargjet e Luan Ramës.

Në qytetin e Kukësit Rama ka prezantuar kandidatët për deputet të LSI-së, duke theksuar se LSI është forcë e parë dhe do të qeverisë  për qytetarët, jo për kryetarët.

“Edhe Kukësi do të ketë deputet të LSI-së në Parlament. Selvi Beçaj zgjedhja më e mirë për Kukësin dhe ju ftojmë të zgjidhni një vajzë Kukësi jo një të importuar”, tha ai mes të tjerash.