Zbardhet vendimi, ky është drejtori i ri i Burgjeve

Zbardhet emri, ky është drejtori i ri i Burgjeve

Është zbardhur edhe emri i parë i drejtorëve që do të emërohen nga PD-ja.

Drejtori i ri i burgjeve do të jetë, Arjan Hoxha, me gradën e kryekomisarit dhe më parë ka shërbyer në Policinë e Shtetit.

Burimet për SYRI.net thanë se Hoxha e ka marrë detyrën nga ministri i ri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi.

Deri në vitin 2012, Arjan Hoxha ka qenë pjesë e Policisë së Tiranës në detyrën e kreut të sektorit të Krimit Ekonomik.

Pas ardhjes në detyrë të Saimir Tahirit, Hoxha ishte një nga oficerët e shumtë të larguar me urdhër të ministrit, për konflikte politike. Hoxha ka qenë edhe një nga njerëzit që ka hetuar dhe arrestuar babain e Saimir Tahirit.

Aktualisht Hoxha është avokat.