FOTOT e reja të Jamie Foxx dhe Katie Holmes zbulojnë se ata janë bashkë

Jamie Foxx dhe Katie Holmes janë fotografuar teksa largohen nga i njëjti hotel me të njëjtin avion privat nga Parisi këtë muaj.

Çifti i përfolur është larguar nga Park Hyatt Vendome Hotel, kanë marrë një pakinë private dhe janë larguar për në aeroportin Le Bourget.

Fotot janë bërë mbrëmjen e 11 majit pasi të dy kishin kaluar katër ditë së bashku në Paris.



Foxx ishte në kryeqytetin francez për të xhiruar filmin e tij të fundit, dhe Holmes është takuar me të në Park Hyatt.

Më herët Jamie Foxx e ka mohuar të ketë një lidhje me Katie Holmes pas më shumë se katër vjet thashethemesh për romancën e tyre.