Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Sot do bëhet rindërtimi i vendit të ngjarjes, policia nis përgatitjet e para

Drejtoria e policisë së Elbasanit ka nisur me pastrimin e makinave dhe vendosjen e shiritave në lagjen ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Kjo për shkak të një vendimi te gjykatës së Apelit ku vendosi rindërtim te vendit të ngjarjes.

Rindërtimi do të kryehet sot e ndërsa ambienti do të jetë në dispoziocion te eksperteve deri sa ata të përfundojnë.

Në vendngjarje do të jenë 1 ekspert i institutit të policisë shkencore dhe 2 ekspert të pavarur që do rindertojnë skenen e krimit.