Juventus-Real, Zidane ndryshim të madh në formacion titullar

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka marrë një vendim të rëndësishëm para finales së madhe të Champions Leagues kundër Juventusit.

E përditshmja madrilene “Marca” raporton se mesfushori do të luajë nga minuta e parë në finalen e Cardiffit.

Me këtë ndryshim Isco do të pozicionohet menjëherë pas dy sulmuesve Ronaldos dhe Benzemasë, shkruan “MARCA”, transmeton SYRI.net.

Kujtojmë që finalja e Champions Leagues do të zhvillohet më 3 qershor.