Meta pjesë e iftarit të shtruar nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve: Iu bashkova lutjeve për agjërim të lehtë dhe të pranuar

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është bashkuar Iftarit të shtruar nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj me rastin e muajit të Ramazanit.

Meta shprehet se i është bashkuar lutjeve për agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët.

Ai uron që ky muaj të sjellë bekime, shëndet dhe lumturi në çdo familje.

 Postimi i Metës:

Kënaqësi e veçantë të bashkohesha sot në Iftarin e shtruar nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj me rastin e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit.

Iu bashkova lutjeve për agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët!

Sjelltë ky Muaj i Shenjtë bekime, shëndet dhe lumturi në çdo familje shqiptare!

Qoftë përkushtimi juaj ndaj Zotit dhe besimit gjithnjë e më i madh dhe me vepra të mira!