", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Bruksel, Trump takon për herë të parë Presidentin francez

Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump takuan Presidentin francez Emmanuel Macron në Bruksel përpara samitit të NATO-s.

Ky ishte takimi i parë i Trump me liderin e ri francez, i cili është krahasuar shpesh me paraardhësin e tij, ish-presidentin  Barack Obama.

Donald Trump ka arritur në ndërtesën “Europa” në Bruksel për takimin e tij të parë në institucionet e Bashkimit Evropian.Ndërtesa "Europa" është selia kryesore e Këshillit Europian dhe Këshillit të BE-së.

Trump ndodhet në Belgjike për bisedime "të vështira" me anëtarët e tjerë të aleancës ushtarake të NATO-s.

Numri një i Amerikës do të takohet  ditën e sotme me zyrtarët e Bashkimit Evropian, edhe pse ka qenë kritik si i NATO-s ashtu dhe BE-së.