Basha takim me aleatët për zgjedhjet

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka pritur mesditën e sotme aleatët e tij të opozitës, ku është diskutuar për arritjen e një marrëveshje për të dalë të gjithë nën një logo atë të Partisë Demokratike.

Burimet nga selia blu thanë për SYRI.net se Basha ka pritur kreun e PDK-së, Nard Ndoka, atë të LZHK-së, Dashamir Shehi dhe të PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Takimi mes tyre pritet që të përfundojë edhe me marrëveshjen për daljen së bashku. Ende nuk dihen se ku do të mund të kandidojnë aleatët e PD-së.