PD-ja dorëzon kërkesën në KQZ për t'u regjistruar në zgjedhje

Partia Demokratike ka dorëzuar sot kërkesën në KQZ për t’u regjistruar për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit si dhe për zgjedhjet e pjesshme lokale në Kavajë.

Kanë qënë përfaqësuesit e opozitës në KQZ që kanë dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm një ditë para përfundimit të afatit të regjistrimit për zgjedhje.

PD-ja ka njoftuar edhe hapjen zyrtare të fushatës elektorale të shtunën në orën 19:00 në Tiranë.