Artikujt e paguar nga Veliaj në mediat e huaja që fshijnë kullat në Tiranë

Nuk është hera e parë që mediat shqiptare apo ata të huaja, përmes pagesave bëjnë reklamime jo të vërteta të asaj çka Tirana na servir, ku në fakt realiteti fatkeqësisht është krejt tjetër.

Gazetarja e njohur Beti Njuma në një postim në rrjetin social ‘Facebook’ ka nxjerrë në pah ndryshimet drastike, lehtësisht të dallueshme të kryeqytetit, ku në pamjet e ‘Vanity Fair Italia’ kullat janë zhdukur plotësisht, duke na e servirur kryeqytetin si vendi ideal për të kaluar pushime.

Në fakt, ajo ç'ka vihet re në postimet e revistës janë kullat e fshehura në qendër të Tiranës, ku në foto ato janë zëvendësuar me ndërtesa të cilat na ofrojnë pamje spektakolare arkitekturore.

"Si jemi dhe si shitemi nëpër revistat e huaja! Vazhdojmë t’u servirim turistëve foton fake të qendrës! "–shkruan gazetarja e njohur.