ZYRTARE/ Gareth Bale mungon në ndeshjen e madhe

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale ka mbetur jashtë ekipit të Uellsit për ndeshjen e ardhshme kualifikuese të Kampionatit Botëror 2018 kundër Serbisë.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri i Uellsit, Chris Coleman ndërsa Bale vazhdon të stërvitet për tu rikthyer sa më shpejt, shkruan tabloidi britanik “The SUN”, transmeton SYRI.net.

Bale humbi ndeshjen e fundit të sezonit me Realin e cila mposhti Malagën me rezultatin 2-0.