Më në fund ka një afat për përfundimin e 'La Sagrada Familia'

Ndërtesa e famshme e papërfunduar, “La Sagrada Familia” mund të përfundojë në vitin 2034 (që po ta mendosh nuk është shumë larg), thonë arkitektët.

Esteve Camps, presidenti i organizatës përgjegjëse për realizimin e planit madhështor të Antoni Gaudi, u shpreh se nëse gjithçka shkon sipas planit, për 2 vite mund të përfundojë kulla qendrore kushtuar Jezu Krishtit, e cila është 172.5 m2.

Kjo përkon edhe me vdekjen e Gaudi-t, i cili ka ndërruar jetë në vitin 1926. Megjithatë, puna totale me skulptura, dekorime dhe zbukurime të tjera, pritet të vijojë për një tjetër dekadë dhe të përfundojë në vitin 2034.

Planet e shkallëve të ndërtesës janë hasur me kundërshtime të shumta nga banorët dhe bizneset, pasi nëse vihen në punë, mund të prishin blloqe të tëra banesash e sipërmarrjesh rreth godinës ekzistuese, duke shkaktuar edhe shpërnguljen e 1,000 familjeve dhe bizneseve.


 
Puna financohet nga faturat e pranimit që kushtojnë 25-40 euro dhe paguhen nga turistët që e vizitojnë çdo vit bazilikën. Vetëm vitin e kaluar, 4,707 milionë njerëz panë nga afër mrekullinë e arkitekturës.