Tërhiqet ish-ministri i Berishës, ‘nuk dua të kandidoj për deputet’

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Bujqësisë në kohën e qeverisjes së Sali Berishës, Genc Ruli sot ka kërkuar publikisht që të mos kandidohet për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Ruli i ka kërkuar kreut të PD-së, Lulzim Basha që të mos kandidohet më si deputet për zgjedhjet e 25 qershorit.

Ruli për mediat është shprehur se fakti i mos kandidimit si deputet nuk do të thotë se ai do të tërhiqet nga politika.

“Largohem nga Kuvendi, por jo nga politika”, është shprehur Genc Ruli.