VIDEO/ Atmosfera në prag të ndeshjes me Suedinë, sheshi para stadiumit në Stokholm është kuqezi

Ndeshja me Suedinë do të jetë si në shtëpi për Kombëtaren shqiptare të futbollit.

Kuqezinjtë luajnë në fushën e skandinavëve, por do të kenë një mbështetje të ndjeshme nga tifozeria shqiptare.

Kjo e fundit është e shumtë në numër jashtë stadiumit “Friends Arena” ku zhvillohet takimi dhe që dy orë para sfidës, ka rrethuar impiantin duke e bërë këtë duel thuajse një ndeshje që kuqezinjtë e luajnë në fushën e tyre, siç shihet edhe në fotot dhe videon e mëposhtme.